Në 4-vjetorin e lidhjes, çifti i famshëm shqiptar merr dhuratën më të çmuar

Ajo një balerinë e njohur, e ndërsa ai një prej të parëve D.J në Shqipëri. Para katër vitesh çifti i famshëm u dashuruan me njëri-tjetrin dhe ja ku janë sot teksa festojnë këtë përvjetor. Lori Bala dhe Olti Kazaferi janë një çift tejet simpatik, të cilët ky përvjetor i gjen më të lumtur dhe më të plotësuar se kurrë. Prej dy muajsh ata janë bërë prindër të Elois dhe dhuratë më të bukur dhe më të çmuar nuk mund të kishin në këtë datë të shënuar të lidhjes së tyre. “Më shumë se kaq dashuri nuk mund të merrja në këtë 4-vjetor. Të dua shumë Lori Bala dhe më shumë akoma që më mbushe jetën plot”, ka shkruar babi Olti në një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën jaën dy prindërit e rinj me më të shtrenjtën e tyre Elios. Urime përvjetorin çifti!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *