KreuCelebrity

Festivali i Kanës mban frymën në kalimin e Rihanna

Të premten Rihana zhvilloi një vizitë surprizë në Festivalin e Kanës duke i lënë të gjithë pa fjalë. Ashtu si deti i kuq u hap vetëm për Mojsiun, muri me fotografë u hap për të lënë të kalojë vetëm Rihanna-n. Këngëtarja e Work work work e ka menduar mirë ardhjen e saj në Festivalin e Kanës. Duke zgjedhur ditën e projketimit e “Okja”, filmi plot polemika i Bong Joon Ho që është pjesë e seleksionimit zyrtar.

Me një veshje fantastike. Të firmosur Dior haute couture. Rihanna i mahnit fotografët me këtë fustan bust ngjyri fildishti. Për disa minuta La Croisette ndalon krejtësisht. Është hera e parë që Rihanna ngjit këto shkallë. Duke se ky do të jetë një nga ato çastet që do të mbetet në histori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF