Rrethinat fantastike të Kanës

Si çdo vit gjatë Festivalit të Kanës, qyteti tërheq një publik të gjerë yjesh dhe një pafundësi fansash. Por të gjithë ata që duan të jenë pjesë e ketij festivali, mund ta shfrytëzojnë këtë okazion edhe për të lëvizur edhe në vende të tjera.

Në radhë të parë mund të përfitoni të kaloni një ditë fantastike në plazhrat e Saint-Tropez. Qyteti ndodhet rreth 40 kilometra largë. Madje në këtë periudhë që Kana gëlon nga turistët, agjenci të ndryshme ofrojnë mundësinë e tureve në provincat përreth, duke ju dhënë mundësinë të shihni fshatrat mesjetare apo të vizitoni kryeqytetin botëror të parfumeve. Por nëse dëshironi të qëndroni në fushën e artit, atëherë vetëm 15 kilometra më largë ndodhet një muze që i dedikohet Picasso-s, por në këtë udhëtim mund ta shfrytëzoni edh për të zhvilluar kulturën gastronomike duke shijuar pjata tradicionale të zonës. Sigurisht për të mbyllur këtë tur 10 ditor duhet patjetër të vizitoni qytetin Saint-Paul-de-Vence, që është qyteti i dytë më shumë i vizituar në Francë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *