11 paraqitjet e Albërie Hadergjonaj, në YFSF 0 388

Jemi mësuar ta shohim prej shumë kohësh në skenë, e megjithatë nuk i ndjejmë vitet aspak, duke qenë se kurimi i imazhit është një ndër qëllimet primare të saj. Jo vetëm në stil, por edhe në mënyrën e të jetuarit, Albërie Hadergjonaj është një nga ato femra shqiptare, që dashur pa dashur, e çon bisedën drejt një pyetje: “Cili është sekreti i rinisë tuaj?”  Eh, vështirë të marrësh një përgjigje, edhe pse turbullues është fakti, se kur pozon bashkë me vajzat, nuk është e lehtë të bësh diferencën. U bë disa javë, tashmë, që e shohim si anëtare jurie, në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”. Përpos komenteve të saj, të cilat ndërthuren me shpjegimin profesional, humorin, dhe batutat, Hadergjonaj është për t’u parë edhe në një aspekt tjetër. Gjithmonë mahnit me fustanet, që alternojnë klasin dhe feminitetin, ashtu sikurse duket çdo herë ndryshe, me anë të grimit që zgjedh në një paraqitje apo tjetër. Në galeri do të gjeni fotot nga 11 netë të spektaklit, dhe natyrisht presim komentin tuaj për atë që ju pëlqen më shumë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *