14 veshjet thelbësore që duhet të keni në garderobën tuaj

Doni të jeni gjithmonë tërheqës dhe të ndiqni tendencat e fundit mbi veshjet dhe aksesorët më të pëlqyer të momentit? Më poshtë ju listojmë disa nga artikujt kryesorë,  që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj. Përshtatini me stilin tuaj dhe do të jeni edhe ju në qendër të vëmendjes, ashtu si në një pasarelë.

Këpucët me taka me platformë të lartë- Këpucët e sheshta dhe atletet kanë qenë dominuese në garderobën tonë në sezonet e fundit, por është koha që të argëtohemi gjithashtu me një palë kepucë me taka me platformë të lartë. Këpucët tuaja ‘të qejfit’ nuk duhet të jenë gjatë gjithë kohës vetëm për biznes.

Bluzat me mëngë të shkurtra me sllogane- Sigurisht që nuk do të ndryshojnë botën, por do të shprehin diçka. Ashtu sikur të shprehnit opinionit tuaj në Twitter apo në një artikull që duhet lexuar në Facebook, kjo është mënyra juaj për të treguar hapur opinion tuaj.

Xhaketat sportive- Rikthim i nostalgjisë së viteve ’80-të, xhaketat sportive me qepje të gjerë tek shpatullat, do të jenë trend-i i momentit në pranverë. Kështu që, përshtatuni!

 

Atlete për çdo rast- Nëse keni vetëm një palë atlete të cilat i përdorni për të vrapuar, është momenti që të përmirësoheni. Provoni të filloni me një palë atlete të bardha, të tipit old-school e më pas me ndonjë palë të tjera me ngjyra.

Pantallonat e gjera- Ky është moment i pantallonave të gjera dhe keni mundësi të zgjidhni një shumëllojshmëri të tyre të të gjitha çmimeve. Shumë të gjata ose edhe më të shkurtra; pantallona me bel të lartë ose me shirita.

Çanta dore me rrip zinxhiri- Çanta minimaliste nuk do të shkojë asgjëkundi edhe për këtë sezon, nëse ju pëlqen kaq shumë sa edhe ne, merrni një model me detaje më të thjeshta zbukurimi se zakonisht. Mendoni për rripa zinxhiri delikatë, pëlhura ekzotike dhe ngjyra të zbehta.

Vetëm një mëngë- Bluzat me një mëngë dhe supin tjetër jashtë do të jenë mjaft popullore, sidomos ato të rrudhosurat me masën XXL dhe me mëngë ‘poeti’.

Xhinset e stilit Vintage- Stili Vintage, xhinset që ju mbështjellin trupin do të ndryshojnë jetën tuaj. Kërkoni mes markave të ndryshme dhe do të jetë më e lehtë se kurrë që të gjeni modelin që ju përshtatet më shumë.

Gjithçka Pink- Ngjyra pink, si ngjyrë e shekullit përcaktoi kufijtë e këtij viti dhe pasarelat e pranverës ishin të tejmbushura me këtë ngjyrë. Megjithatë, nuk ka ende rregulla të përcaktuara se si të luani me këtë ngjyrë, thjesht zgjidhni tonalitetin që i përshtatet më mirë lëkurës suaj.

 

Dantella në pjesën e siprme të veshjes- I dashurojmë dantellat dhe të tejdukshmet në pjesën e sipërme të veshjes dhe nuk ka asnjë rregull që ju pohon t’i vishni ato pa të brendshme. Shoqërojeni këtë trend të thurrur me një T-shirt poshtë ose me një xhaketë të lezetshme përsipër.

Pjesëza atletike- Atletika po shndërrohet në tendencë për këtë vit, tani është moment i duhur për ta bërë disi më sportive garderobën tuaj duke zgjedhur për ditën tuaj një kostum tutash sportive ose thjesht një veshje me teknika thurrjeje.

Kakitë Cool- Dikur përdoreshin nga baballarët tanë, turistët apo të premtet e zakonshme ndërsa tani, në 2017-ën kanë zënë një vend serioz në garderobë. Imagjinoni disa stile të hijshme dhe një përzierje copash të tilla nga xhaketat tek fustanet.

Guxoni me vijat- Vijat bardh e zi janë gjithmonë klasike, por në 2017-ën ju sfidojmë të jeni më tërheqës. Ju sugjerojmë fustanet e thurrura me ngjyra të bllokuara dhe pulovra nga pasarelat pranverore.

Shkëlqim gjatë ditës- A e mbani mend kur teminat dhe veshjet me shkëlqim ishin vetëm për në mbrëmje? As ne. Stilistët po na paraqesin ngjyra të freskëta e të ylberta në mënyrë që veshja jonë të ulërijë edhe gjatë ditës.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *