KreuBordo Men

Dy Rolls-Royce unike për Korenë e Jugut

Nga fantazia krijuese e projektuesve të repartit të personalizimit Bespoke të Rolls-Royce kanë lindur dy ekzemplarë unikë që i dedikohen dy qyteteve më të mëdha të Koresë së Jugut. Bëhet fjalë për një model fantastik Ghost me ngjyra bardhë e zi, e realizuar për qytetin e Seulit dhe një model Wraith me ngjyra blu dhe gri e realizuar për qytetin e Busanit.

Këto vetura u shfaqën pranë ambasadës britanike në Seul dhe në pjesët anësore kanë simbole që i përkasin dy qyteteve lindore. Tek modeli Ghost bie në sy simboli i kullës Namasan në Seul ndërsa tek Wraith një simbol gjeometrik që personifikon zonën Marine City në Busan. Shijoni në galerinë e fotove këto dy modele fantastike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF