Eli Farën nuk e uron vetëm Marina për ditëlindje!

Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të mira të muzikës së lehtë shqiptare. Natyra e saj e ëmbël, por edhe bukuria që e karakterizon, që nga dalja e parë në skenë e deri më sot, kanë qenë disa nga faktorët ndikues në karrierën e saj të suksseshme. Ditën e djeshme, Eli Fara ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim prekës nga vajza e saj, Marina. Kjo pritej, duke e ditur marrëdhënien e veçantë mes të dyjave, por, ai që bëri përshtypje, ishte një tjetër shkrim dedikuar në këtë ditë të shënuar për këngëtaren. E mendoni për kë po flasim? Ka qenë pikërisht kolegia e Elit, Aurela Gaçe, e cila jo vetëm që ka postuar një foto të të dyja artisteve bashkë, por i ka kushtuar edhe disa fjalë shumë të përzemërta, nga ku mësojmë se hera e parë e takimit mes këngëtareve ka qenë në vitin 1993. Duke i uruar, ndër të tjera, një jetë të gjatë bashkë me Marinën, Aurela merr një përgjigje nga Eli: “Rrofsh, qofsh e lumtur edhe ti me çupkat e Skerdin”. Epo, nuk kishte si të mungonte pak ëmbëlsi prej korçareje, nga kjo e fundit. Në galeri, do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *