KreuArt

Kristen Stewart në Kanë debuton si regjisore

Në kohën që shfaqej Twilight kush do të kishte menduar se ajo vajza e dashuruar (me të vërtetë) me vampirin Robert Pattinson do të gjendej disa vite më vonë duke marrë duartrokitje në sallën Bunuel në Festivalin e Kanës si autore, sknariste dhe regjizore e një filmi?

Kristen Stewart ia arriti, duke u larguar vite dritë nga personazhi i Bella Swan, e rritur artistikisht dhe jo vetëm si aktore, e pasuruar nga Woody Allen në filmin Cafe’ Society, e marrë hua nga kinemaja franceze, tani është kthyer në një person të shtëpisë në Kanë. Ajo prezantoi filmin e parë si regjizore. Me flokë shumë të shkurtër, fustan të gjatë sirenë, Kristen Stewart prezantoi filmin me metrazh të shkurtër “Come Swim”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF