KreuCelebrity

West Side Family, tashmë ka një pjestar të ri!

West Side Family ka qenë një ndër grupet më të dashura të publikut shqiptar të viteve 2000. Por pas largimit nga jeta të Dr. Florit dy vite më parë, shpresa për një ribashkim të tre djemve të talentuar u shua përfundimisht. Por, duket se Landi dhe Miri e kanë gjetur një pjestar të ri për grupin tyre, dhe ai ka të njëjtin emër me Dr. Florin dhe madje- madje i ngjan shumë fizikisht këngëtarit të ndjerë. E sigurisht sepse ai është xhaxhai i tij. Flori i vogël, djali i Albanit duket një zëvendësues i denjë i xhaxhait të tij, si pjestari më i ri i grupit West Side Family. Sigurisht do të na duhet të presim edhe disa vite, pasi për momentin 1-vjeçari mund të na dhurojë vetëm gugatje, e më vonë ku i dihet, ndoshta ai do ecë në hapat e xhaxhait të tij. Deri atëherë ne i urojmë Floranit të vogël shëndet, e të rritet pranë njerëzve të tij të dashur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF