Nicole Kidman – Colin Farrell, një dyshe e çuditshme në shkallët e Festivalit 0 143

Madhështore, e mrekullueshme, fantastike… Nicole Kidman shkëlqeu në tapetin e kuq të hënën më 22 maj. Aktorja australiane tërhoqi vëmendjen në La Croisette me një fustan të gjatë të bardhë Calvin Klein. Colin Farrell, partneri i saj në fimin që garon në Kanë “The Killing of a Sacred Deer”, i regjizorit Yorgos Lanthimos, qëndronte në krahë të saj vetëm në ngjitjen e shkallëve.

Në fakt Colin Farrell nuk ishte i pranishëm në photocall në mesditë. Ndërsa në shkallët e Pallatit të Festivaleve qëndroi pak i tërhequr duke i lënë krejt vëmendjen ish-bashkëshortes së Tom Cruise. Colin Farrell, megjithatë mund të marrë pjesën e tij të vëmendjes të mërkurën në mbrëmje, gjatë ngjitjes së shkallëve sërish në krahë të Nicole Kidman për filmin e Sofia Coppola, “The Beguiled”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *