Reagimet e VIP-ave, mbi shpërthimin në koncertin e Ariana Grande

Pas shpërthimit që ndodhi në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Manchester, në Britaninë e madhe, miq dhe kolegë të këngëtares kanë shprehur mbështetjen e tyre për viktimat dhe të mbijetuarit e këtij sulmi përmes rrjetit social Twitter.

Nicki Minaj– ‘Më dhemb zemra për motrën time, Ariana dhe për çdo familjar që është prekur nga kjo ngjarje tragjike në Britani. Kanë humbur jetën të pafajshmit. Më vjen keq që e dëgjova këtë.’

Harry Styles– ‘Jam zemërthyer nga kjo që ka ndodhur sonte në Manchester. U dërgoj dashuri gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje. H’

John Legend– ‘I dërgoj dashuri Britanisë së Madhe, Ariana Grandes dhe mbështetësve të saj, që ishin pjesë e këtij sulmi të tmerrshëm. Jam zemërthyer.’

Katy Perry– ‘Po lutem për të gjithë pjesëmarrësit e shfaqjes së Ariana Grande’.

Lorde –‘Të gjithë muzikantët ndihen keq dhe të përgjegjshëm sonte. Shfaqjet duhet të jenë të sigurta për të gjithë. Ky ishte një makth i keq, u dërgoj dashuri Manchester-it dhe Ari-t.’

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *