KreuCelebrity

Rita Ora, nga Amerika në Kanë

Ishte pjesëmarrëse pak ditë më parë, në Billboard Music Awards, eventi i përvitshëm i muzikës, që mbahet në Amerikë. Bëri bujë për takimin e saj me shqiptaren tjetër, Bebe Rexhën, me të cilën u bashkua, për të përshëndetur Shqipërinë, ndër të tjera. Por, tashmë e dimë, se lëvizja nga një vend, në tjetrin është bërë e zakonshme për këngëtaren. Duke qenë se, tashmë është tërësisht e përfshirë në industrinë e muzikës botërore, edhe mënyra e jetesës ndryshon totalisht. Angazhimet e shumta duket sikur “e detyrojnë” artisten të kalojë jetën në udhëtim. Eh, kjo në fakt është ëndrra e shumë njerëzve, e kur vjen puna tek Kana, në këtë periudhë të vitit, kush nuk do të donte të ishte në vend të Ritës! Së fundmi, Rita ka postuar në My Story, një foto dhe një video, ku tek e para gjendet në makinë, rrugës për në festival, ndërsa në të dytën shihet teksa pozon para dhjetëra fotografëve. Duke shpresuar, që ta shohim në listën e të veshurave më mirë, në galeri ju shfaqet postimi i plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF