KreuFashion

7 modele të thjeshta flokësh, për stinën e verës

Me ardhjen e ditëve të nxehta, flokët e gjatë janë një telash më vete. Mes të dukurit bukur dhe shpëtimit nga vapa, qendron angazhimi dhe marrja e shumë minutave nga koha e femrave, vetëm për një pamje sa më të rregullt dhe “in” të kokës. Ndoshta, shumë prej mikeshave tuaja, preferojnë stilin “pony-tail”, por le të themi se kreativiteti dhe risia nuk qendrojnë shumë në këtë model. Duke qenë se, si shumë aspekte të tjera, edhe flokët tregojnë më tepër nga ç’e mendoni për karakterin tuaj, ju duhet domosdoshmërisht të eksperimentoni dhe të harroni atë çka keni provuar deri më sot. Të bërit diçka përditë, kthehet në një aksion automatik, që nuk iu lë hapësirë t’i jepni një dukje më të freskët pamjes tuaj. Doni të paraqiteni sikur nuk i kushtoni rëndësi vetes? Nuk na e merr mendja. Në galeri do të gjeni 7 modele flokësh, për të cilat nuk ka justifikim të mos i provoni këtë verë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF