KreuCelebrity

Alban Skënderaj detyron Besin dhe Ermalin të bëjnë diçka për të!

Mbrëmja e sotme ka mbledhur pothuajse të gjithë shoubiznesin shqiptar, për një event lidhur me këngëtarin Sinan Hoxha. Djali i çiftit Andra-Sinan, ka festuar ditëlindjen e parë, e mesa shihet nga fotot e postuara të personazheve të njohur, festa ka qenë madhështore, duke filluar që nga numri i pjesmarrësve, e deri tek atmosfera plot muzikë, kërcim e hare. Me pak fjalë, kush nuk do të dëshironte të ishte në vendin e Ansit të vogël! Siç mund të imagjinohet, nëse Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi rastisin në të njejtin ambjent, nuk ka se si mos të ketë ndonjë ndodhi apo çudi, që natyrisht do të na shkaktojë të qeshura. Besi ka publikuar një foto, ku shihet bashkë me Ermalin, duke kafshuar një copë mish, secili nga dy skajet e kundërta. Por, mesa duket, shkaktari i kësaj situate ka qenë Alban Skënderaj, të cilin Kallaku e ka përmendur në koment, duke shkruar “…eh mor Alban Skenderaj, ç’na bëre”. E kujt i shkonte mendja se këngëtari do të bëntë diçka të tillë. Epo, jemi mësuar ta shohim shumë serioz, zakonisht! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF