KreuCelebrity

Ja për çfarë krenohet Olta!

Një nga gjërat më të rëndësishme për një femër është bukuria. Ndoshta jo për të gjitha, por kur vjen puna tek televizioni, duhet ta pranojmë se e bukura kërkohet. Për këtë, kemi parë së fundmi shumë transformime të VIP-ave, kryesisht si pasojë e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kanë patur penalizime nga fansat, të cilët i kanë kritikuar, ashtu sikurse duhet theksuar, se jo gjithmonë rezultatet e ndryshimeve kanë qenë të kënaqshme. Për të qenë të sinqertë deri në fund, duket se kirurgjia plastike është kthyer në një mani, e cila po i shndërron të gjithë, pak a shumë në të njejtën formë. Por, kjo mbetet zgjedhja e gjithësecilit, për aq kohë sa jetojmë në një botë të lirë. Ata, të cilët ndjekin të famshmit shqiptarë, pikërisht në këtë aspekt, kanë publikuar së fundmi një foto të Olta Gixharit, duke deklaruar se aktorja është një bukuri natyrale, pa asnjë ndërhyrje në fytyrë apo në trup. Krenare lidhur me këtë fakt, artistja e ka publikuar postimin menjëherë në My Story. Epo, bravo Olta dhe shpresojmë të mos ndryshosh mendje as në të ardhmen, lidhur me këtë çështje.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF