KreuCelebrity

Mami i Ledri Vulaj ka një kërkesë për të birin!

Ai është ndër më të simpatikët e showbiz-it shqiptar. Apo të themi më i bukuri?! Sigurisht që e kemi fjalën për Ledri Vulajn. Reperi i talentuar ishte i ftuar ditën e djeshme në programin e Rudina Magjistarit dhe krahas pyetjeve të moderatores, pjesë e programit ishte edhe një video-mesazh nga mami i Ledrit. Pasi i tha të gjitha fjalët përkëdhelëse, zonja Xheraldina kishte një kërkesë për të birin (këtë hall kanë të gjitha mamat e djemve në fakt), duke përfituar nga rasti t’i kërkontë live Ledrit që ai t’i përgjigjej në telefon, kur e ëma e telefononte. “Ja ku jam live, mirë jam, mirë arrita”, iu përgjigj nënës së tij duke qeshur. Reperi ka folur gjithmonë për marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën e tij, duke e cilësuar atë shpeshherë si ‘shok’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF