KreuBusull

Motra e terroristit të Manchester: Ja çfarë e shtyu tim vëlla të kryente sulmin

Abedi është 23-vjeçari terrorisht që kreu aktin makabër të sulmit, dy ditë më parë në koncertin e Ariana Grande, ku mbetën të vrarë 22 të rinj dhe ku shumë të tjerë u plagosën. Terroristi humbi jetën gjatë sulmit, ndërkohë që motra e tij Jomana Abedi ka dhënë një intervistë për Wall Street, ku është shprehur se sipas saj, arsyeja që e ka shtyrë vëllanë e saj për këtë akt terrorist, kanë qenë sulmet që shpesh Amerika kryen në qiellin e Sirisë. Ajo është shprehur tejet e habitur, dhe nuk e ka pritur kurrsesi këtë veprim të vëllait të saj. “Unë mendoj se ai ka parë fëmijët muslimanë të vdesin kudo nëpër Siri dhe ka dashur të hakmerret. Përsa i përket formës që ai zgjodhi për hakmarrje, është diçka mes tij dhe Zotit, ka rrëfyer Jomana.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF