KreuFashion

T-shirt poshtë fustanit: cila e ka veshur më mirë?

Ndoshta mund të dukej e pa imagjinueshme, që poshtë një fustani veror, me rripa të hollë, të veshësh një bluzë me mëngë të shkurtra. Por, ja që moda na surprizoi, e ky trend u bë i preferuari (veçanërisht) i të apasionuarëve pas modës. Ato, të cilat adaptohen të parat me stilet e reja, janë blogeret, që në një mënyrë apo tjetër, e kanë profesion atë me çka merren realisht. Kështu, na vijnë në ndihmë me sugjerime kombinimesh veshjesh, aksesorësh, këpucësh etj., duke na inspiruar për blerjet e ardhshme apo zgjedhjen që na duhet të bëjmë në përditshmëri, e jo vetëm. Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm blogeresh, të cilat janë, mbi të gjitha, shumë aktive në rrjetet sociale. Ka qenë pikërisht Armina Mevlani dhe Angelina, dy prej të cilave janë apasionuar pas modës të lartpërmendur. E para, sjell një kombinim të thjeshtë, të një bluzeje të bardhë, veshur poshtë një fustani ngjyrë mustarde, ndërsa Angelina, i shton të bardhës një detaj shkrimi të kuq, të njejtë me veshjen e sipërme. Të sjellë në mënyra të ndryshme, duhet pranuar se vajzat duken shumë këndshëm, secila në mënyrën e saj. Cilën paraqitje preferoni më shumë? Klikoni në galeri për të bërë zgjedhjen tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF