I keni parë këto personazhe pa makeup?

Duke qenë se paraqitja është një ndihmesë shumë e madhe e tyre, personazhet e botës televizive kujdesen për pamjen e jashtme në maksimum. Gjithmonë me një imazh të kuruar, ata vihen në qendër të vëmendjes për mënyrën e të prezantuarit para audiencës, përpos aftësive komunikuese të secilit. Kur vjen puna tek femrat, grimi përbën një pjesë shumë të rëndësishme, pasi vetë etika e televizionit e kërkon diçka të tillë. Kështu, emrat më në zë të muzikës, aktrimit apo spektaklit, i shohim të grimuara në mënyrë profesionale, duke na bërë jo rrallë herë, të inspirohemi për një ‘look’ të veçantë. Por, shpesh aludojmë, se poshtë makeup-it të ngarkuar, fshihet një fytyrë jo dhe aq e bukur. Në shumicën e rasteve, kjo nuk vërtetohet, pasi shumë prej të famshmeve kujdesen të paraqiten me grimin përkatës. Ka dhe nga ato personazhe, të cilat nuk kanë hasur problem të bëjnë foto krejt natyrale, madje kanë guxuar t’i postojnë edhe në rrjetet sociale. Bravo, goca! Kjo është një shenjë mjaft e fortë lidhur me vetëbesimin. Klikoni në galeri për të zbuluar 8 personazhet. Cila është e preferuara juaj?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *