KreuBusull

Me siguri nuk e gjeni dot, pse Lady Diana mbante gjithmonë një çantë të vogël!

Është cilësuar gjithmonë si princesha që ka patur më shumë stil në veshje, se çdo pjestar tjetër në familjet e njohura mbretërore. E njohur gjithashtu për natyrën e saj humane, Lady Diana u kthye në një figurë tejet të dashur për të gjithë botën. Për ata që kanë qenë të vëmendshëm, me siguri u ka rënë në sy fakti që princesha mbante gjithmonë një çantë shumë të vogël me vete, që praktikisht nuk nxente asgjë, ose maksimumi një buzëkuq. Së fundmi stilistja e saj Anya Hindmarch ka zbuluar një detaj tejet interesant sa i përket këtyre çantave, që mesa duket Diana paska patur një arsye shumë interesante pse ishte e ‘fiksuar’ pas tyre. Këtë aksesor Lady Di e përdorte për të mbrojtur dekoltenë sa herë që zbriste nga makina, në mënyrë që paparacët të mos ‘kapnin’, më shumë seç duhej  në bustin e saj. Ky detaj kuptohet më së miri edhe nëpërmjet fotove të shumta, në të cilat princesha e Ëells-it, sa herë zbriste nga makina kishte çantën e saj ‘shpëtimtare’ të mëbshteur në kraharor.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF