Si u veshën pesë Zonjat e Para amerikane gjatë vizitës në Vatikan?

Tendenca për të komentuar një fenomen, ndodhi apo gjest, është një dukuri që e hasim më shpesh nga ç’mund ta imagjinojmë. Me përfshirjen e gjerë të internetit në jetën tonë, një lajm mumd të bëhet viral e të diskutohet për një kohë të konsiderueshme. Me ose pa dëshirë, së fundmi jemi bërë pjesë të asaj çka habiti shumicën: veshjen e Melania Trump gjatë vizitës në Vatikan. Ato që dominuan ishin komentet negative dhe pyetjet mbi paqartësinë e mbulimit të kokës me vello, nga Zonja e Parë aktuale e SHBA-ve. Mesa duket, paragjykimi (me ose pa të drejtë) i kësaj figure publike, ka penguar që njerëzit të kthejnë kokën pas. FOX News ka publikuar fotot e Michelle Obama, Laura Bush, Nancy Reagan dhe Jackie Kennedy, të veshura në të njejtën mënyrë, gjatë vizitave përkatëse në Vatikan. Me pak fjalë, deklarata zyrtare e bërë nga zëvendësja e znj. Trump, e cila sqaroi se kodi i veshjes ishte i përcaktuar nga Vatikani, rezultoi i vërtetë. Klikoni në galeri për të parë fotot.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *