KreuCelebrity

Të shijosh Kanën si…Jona Spahiu!

Festivali i Filmit në Kanë mblodhi si çdo vit yje nga e gjithë bota. Vëmendja vazhdon të përqendrohet dhe sot në paraqitjet e VIP-ave, edhe pse festivalit po i vjen fundi. Në qytetin e Francës jugore nuk munguan as disa nga emrat më në zë shqiptarë, që jo domosdoshmërisht lidheshin me kinematografinë. Vazhdojmë të shohim akoma foto të disa prej tyre, të cilët nuk ngopen me bukurinë e këtij vendi luksoz. Ajo, e cila na ra në sy, ishte Jona Spahiu, dhe jo më kot. Ndryshe nga të tjerë personazhë, të cilët treguan shumë nga veshjet personale apo fotot me VIP-a, moderatorja (të paktën, deri tani) duket sikur po e shijon Kanën, si një turiste shembullore. Në postimet e saj shihet bukuria e qytetit, teksa ndërthuret me elegancën e Jonës, e cila i është përshatur më së miri stilit të një vajze tipike franceze, me paraqitjet e saj. Nuk është hera e parë, që Spahiu poston foto nga vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, por duke qenë se bota momentalisht i ka kthyer sytë nga Kana, Jona di si të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk e dimë nëse do të shohim diçka të re në emisionin e saj, lidhur me atë çka ajo po shijon tani, por deri atëherë, le të shohim momentet që moderatorja ka ndarë me ne. Klikoni në galeri për fotot.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF