KreuFashion

10 modele flokësh nga ikona e bukurisë, Brigitte Bardot

“E bukur si Brigitte Bardot”, është pikërisht ky krahasim, të cilin e përdorim, sa hërë duam të komplimentojmë paraqitjen e jashtme të një femre. E konsideruar si një nga aktoret më të bukura të të gjitha kohërave, Bardot u shndërrua edhe në një ikonë mode, duke sjellë në qendër të vëmendjes veshje e paraqitje, pas të cilave u apasionuan të gjithë. Eh, ishte Franca e viteve ’60-’70, ku ndër të tjera, arti ishte në kulmet e veta. Kineastët francezë u shkëputën nga studiot filmike, duke siguruar pavarësinë e tyre kreative. Ata ndjenë të nevojshëm një ndryshim rrënjësor të filmave që prodhonin, duke sjellë kështu ‘nouvelle vague’ (valën e re). Veprat filmike të kësaj periudhe, sollën disa nga momentet më të rëndësishme në botën e modës. Të tilla mbeten edhe sot, paraqitjet e aktoreve në filma, si: ‘A bout de souffle’, ‘Pierrot le fou’, ‘Jules et Jim’ etj. Ishte pikërisht performanca e Bardot, në prodhimin e Godard, ‘Le mepris’, e cila i siguroi aktores pikën më kulminante të karrierës si aktore, por dhe si përfaqësuese e bukurisë franceze. Përpos buzëve të plota, syve plot shkëlqim e tipareve të hijshme femërore, një karakteristikë tjetër e feminitetit të saj, ishin edhe flokët. Bjondë, voluminozë e me onde në fund, ato u kthyen në një nga shenjat dalluese të paraqitjes së Bardot. Ne kemi përzgjedhur 10 modelet më të bukura, të cilat i kemi parë gjatë performancave të aktores, dhe jo vetëm. Klikoni në galeri për një inspirim tipik francez.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF