KreuFashion

Këto 5 alternativa veshjesh do bëjnë të dukeni më tërheqëse në takim

Sa e rëndësishme është paraqitja për një femër, gjatë një takimi? Me siguri, po mendoni a e kemi seriozisht që e shtrojmë këtë pyetje. Qindra filma komikë, janë ngritur mbi situata të tilla, ashtu sikurse eksperiencat personale mund të ndihmojnë në kuptimin e kësaj çështje. Përzgjedhja e veshjes së duhur është vështirësia më e madhe, që mund të hasi një vajzë, para takimit. Mes seriozitetit të tepërt dhe ekstravagancës të tejskajshme, duhet gjetur një rrugë e mesme, për të rënë në sy me elegancë, pa qenë e nevojshme të tregosh gjithmonë, pak më shumë seç duhet. Është e vërtetuar shkencërisht, që detaje për të cilat as nuk i kishim menduar, ndikojnë në atë çfarë vërtetë kërkojmë: të ngjajmë sa më tërheqëse, në sytë e tjetrit. Në galeri do të gjeni zgjidhjet ideale, të cilat duhet t’i keni parasysh për një kohë të gjatë. Në fund, do të na falenderoni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF