KreuFashion

Si ju duket paraqitja e Arbanës këtë mbrëmje?

Të shtunave, nuk pritet vetëm spektakli i ‘Big Brother’, por edhe paraqitja e një prej moderatoreve më në zë të momentit. Arbana shpesh është kritikuar për fustanet shumë të shkurtër, edhe pse duket se ajo vetë, nuk është e lidhur ngushtë me opinionin e të tjerëve. Dhe këtë, e ka vërtetuar edhe mbrëmjen e sotme, ku është paraqitur me një fustan ngjyrë gri metalizato, të shkurtër e me një rrip në mes. Shoqëruar me këpucë të zeza të stilit stiletto, veshja e Arbanës është një inspirim i mirë, për një paraqitje, gjatë një nate kokteilesh me mikeshat. Deri tani, shumica e komenteve kanë qenë pozitive, duke na lënë të kuptohet se kritikuesit janë lodhur së vëni në dukje, ekstravagancën e moderatores. Në galeri do të gjeni fotot nga mbrëmja e sotme. Si mendoni, a është kjo një nga paraqitjet më të bukura të Arbanës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF