KreuFashion

5 sekretet braziliane, për flokë të gjatë, të dendur e të butë

Ndoshta, kushtet klimaterike (pasi moti i nxehtë është më së shumti dominues), na bëjnë të kthejmë sytë nga Brazili,sa herë flasim për flokët. Është e kotë të themi ‘vera po afron’, pasi i nxehti ka filluar tashmë. Kështu, nuk mund të gjejmë një tjetër vend më bindës, për këshillat e kujdesit ndaj flokëve në këtë periudhë. Brazilianet nuk mahnisin vetëm me format trupore, e kjo sepse ndjekin disa ‘rregulla estetike’ gjatë ditëve më të ngrohta të vitit. Duke filluar nga traditat më të hershme e në vijim, ju prezantojmë 5 këshilla për flokë të gjatë, të dendur e të butë:

1. Filloni të përdorni maska për flokun, që në moshë të re, e sa më shpesh të mundni.
2. Mbani një shall përqark kokës, gjatë natës.
3. Planifikoni prerjen e flokëve, në bazë të fazave të hënës.
4. Nëse keni flokë të errët, lyjini me çokollatë.
5. Digjini majat e ndara në fund, me flakën e një qiriri.

Interesante, apo jo? Do guxonit t’i provonit?

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF