Dhurata origjinale e burrit të Manjola Nallbanit e bëri atë ta gdhijë mbi tenxhere!

Artistja multidimensionale Manjola Nallbani, duket se nuk shkëlqen vetëm në karrierë, por edhe në një pasion tjetër të sajin. Për miqtë dhe familjarët e këngëtares nuk është gjë e re fakti që këndi i preferuar në shtëpinë e saj është kuzhina, madje ajo është një kuzhiniere mjaft e zonja, që përgatit pjata shumë të shijshme. Duke e njohur pasionin e bashkëshortes, burri i Manjolës i ka bërë asaj një dhuratë shumë origjinale, një përparëse kuzhine, në të cilën shkruhet ‘Manjola, queen of the kitchen’. Këngëtarja ka postuar foton në instagram duke shtuar me humor “Hajde motivim hajde. Do e gdhi mbi tenxhere tani, u pa puna”. Nuk e dimë nëse e gdhiu me të vërtetë Manjola mbi tenxhere, por dhurata e Sokolit mesa duket rezultoi më se e qëlluar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *