KreuCelebrity

Ed Sheeran kompozon këngën e një shqiptareje!

Ai është një nga emrat më të përfolur në botën e muzikës, sidomos pas suksesit të hitit ‘Shape of you’. Me një axhendë të ngarkuar me ture e koncerte, Ed Sheeran, mesa duket është një zgjedhje shumë e preferueshme nga kolegët e tij, kur vjen puna tek krijimi i një kënge të re. Ajo, e cila i ka besuar më së shumti, është Rita Ora. ‘Your Song’ doli në treg rreth dy ditë më parë, në të njejtën periudhë kohe, kur Rita ishte ende në Kanë. Pasi përgatiti zhurmshëm fansat, për ardhjen e këtij projekti të ri, këngëtarja postoi sot në Instagram, një video nga studio muzikore, ku shihet së bashku me Sheeran në punë e sipër. Ndoshta nuk do të na kishte shkuar mendja për një bashkëpunim të tillë, por duhet të presim edhe të tilla surpriza nga Rita, e cila ka një karrierë në ngjitje e sipër. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF