KreuArt

Kana 2017? Ja çfarë u cilësua si fitore historike dhe pse!

Nuk mundëm të ishim më në brendësi të aspektit kinematografik të festivalit, e për këtë arsye u komentuan gati çdo ditë, parakalimet e yjeve në tapetin e kuq. Por, më në fund, e mbrëmshmja ka qenë nata përmbyllëse e këtij eventi të shumëpritur. Ishte edicioni i 70-të i këtij festivali, e ndoshta ky ka qenë një numër me fat. Çmimi ‘Regjisori më i mirë’, i shkoi Sofia Coppola-s, për filmin ‘The Beguiled’. Ndoshta nuk iu bën përshtypje, deri sa të mësoni, se regjisorja është e dyta femër në të gjithë historinë e festivalit, që arriti të rrëmbente këtë çmim. Kështu, kjo u cilësua nga mediat e huaja, si një fitore historike, e cila shërben dhe si një mësim, për diskriminimin gjinor, kundrejt femrave. Industria kinematografike është kritikuar shpesh për këtë, duke shtyrë kështu organizata feministe e jo vetëm, ta kthejnë në një çështje madhore. Ende nuk ka një prononcim të Coppola-s lidhur me atë çfarë ndodhi mbrëmë, e nuk dihet se çfarë qendrimi do të mbajë vetë ajo, për një situatë të tillë, që prek disa aspekte njëherësh…

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF