KreuCelebrity

Zbukuroni ditën me urimin e Vesa Lumës dhe Big Bastës për 1-vjetorin e Lian!

Sot është përvjetori i parë i djalit të Vesa Lumës dhe Big Bastës. Sapo minutat e para kanë prekur datën 29 Maj, mami Vesa ka shkruar në rreshta urimin dhe ndjesitë për vitin më të lumtur të jetës së saj, që prej ardhjes në jetë të Lian, që ia ka zbukuruar çastet, orët e ditët prindërve Vesa dhe Geri. “Nuk e kisha besuar se sa të parëndësishme më duket shumë gjëra para teje. Falemiderit Zot që na shpërbleve dashurinë me këtë mrekulli. Faleminderit Lian që mua dhe babin tënd na bëre të kuptojmë se çka realisht është jeta. Të duam deri në frymën e fundit”, ka shkruar mami Vesa në urimin kushtuar të birit, shoqëruar me një video tejet emocionuese, që nga dita kur ajo numëronte sekondat e ardhjes në jetë të Lian, e deri sot pas 365 ditësh. Po babi Geri? Për një baba është gjithmonë e vështirë të mund të shprehë ndjenjat siç ai në të vërtetë i ndjen, por për Big Bastën një artist me shpirt poeti, duket se kjo vështirësi është kaluar. Ajo jo vetëm që ka uruar të birin, por në çdo fjalë e bë çdo rresht, është kaq e vështirë të mbash lotët. Madje ne ju sfidojmë, lexoni rreshtat më poshtë, dhe provoni të mos lotoni: “Jeta babit vet, si mund të përshkruash me fjalë, mrekullinë që ti je. Si mund të them gëzuar 1-vjetorin kur mua më duket sikur kam një jetë që të njoh. Nuk do ta harroj atë moment kur të pashë për herë të parë dhe të fola, dhe ti pushove në çast së qari, për të më dëgjuar, pasi ti e njihje zërin tim edhe më parë kur ishe në bark, kur babi të fliste dhe të tregonte se çfarë do të bënim bashkë kur ti të vije në botën tonë. Ti nuk je vetëm djali im, por shoku im më i ngushtë dhe dashuria më e fortë dhe më e pastër që kam ndierë. Gëzuar ditëlindjen noshi ime. Të dua me gjithë shpirt”, shkruan Big Basta në urimin kushtuar të birit. E dimë që u prekët, edhe ne! Edhe 100 i vogli Lian!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF