Gafa e YFSF, cili ishte fituesi i vërtetë?! 0 104

Mbrëmjen e djeshme u finalizua spektakli i së hënës ‘Your face sounds familiar’. Juria dhe vetë kolegët konkurrentë votuan si fitues këngëtarin kosovar Valon Shehu, një zë i fuqishëm i skenës shqiptare, i cili spikati në këtë format duke interpretuar  dhjetëra personazhe të skenës botërore dhe asaj shqiptare. Ndërsa për kokurrenten Flaka Krelani, produksioni kishte menduar një çmim surprizë, si performuesja më e mirë që ka ndezur skenën në çdo dalje të saj… Por duket se gëzimi i Valon Shehut ka zgjatur vetëm pak minuta sepse si asnjëherë në parë ka ndodhur çudia, apo gafa me të cilën u përmbyll kjo garë. Pak minuta pas përfundimit të spektaklit, moderatorja Alketa Vejsiu në një postim të shkruar në facebook, lajmëron se fituesi i vërtetë i natës finale të YFSF nuk është Valoni, por Beatriks Ramosaj. “Kur varesh nga teknologjia bëhen dhe gabime si ky që ndodhi sonte; në një transmetim direkt mund të ndodhin të gjitha. Fituesja e patentës është në të vërtetë Beatriks Ramosaj sipas votimit të jurisë dhe konkurrenteve. Kompjuteri nxorri gabimisht në fund të programit, emrin e Valon Shehut si fitues.’- është shprehur Alketa në emër të produksionit. Duket se ndryshimi i emrit të fituesit nuk është pritur aspak mirë nga publiku, pasi në komentet që janë shkruar fill pas statusit të Alketës, pjesa më e madhe e tyre nuk ishin aspak dakort me këtë vendim. Megjithatë, fitorja e Beatrix Ramosajt nuk ka qenë dhe kaq e papritur. Ajo është përfolur edhe më herët, e cilësuar si e favorizuar për të qenë fituesja e kësaj patente. Cili të jetë vallë fituesi i vërtetë i merituar?

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *