Ja kush është krenaria e Manjola Nallbanit! 0 269

Çdo prind karakterizohet nga krenaria e veçantë për fëmijët, me ose pa arritjet e këtyre të fundit. Ky fenomen është i pashmangshëm, për aq kohë sa vjen krejt natyrshëm nga brëndësia e secilit. Në rastin e Manjola Nallbanit, krenaria meriton të flitet me zë të lartë, e jo më kot. Vajza e saj, Megi, ka fituar një vend pune, në një kompani në Monte Carlo (njohur ndryshe dhe si vendi i pasanikëve). Manjola e ka theksuar, se ky sukses, vjen si rezultat i këmbënguljes dhe përkushtimit të vajzës, për rezultate të shkëlqyera gjatë viteve të shkollës. Eh, kjo do të ishte ëndrra në sirtar e çdo nëne. Artistja nuk mund të linte pa e publikuar një lajm të tillë në Instagram, duke i kushtuar të bijës disa fjalë shumë të përzemërta e motivuese, mbushur me emocion e (normalisht!) krenari të pamasë. Duke i uruar shumë suksese Megit, ju ftojmë të klikoni në galeri për postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *