KreuCelebrity

Paraqitja e VIP-ave në eventin e mbrëmshëm të Amit dhe Ermalit

Janë pikërisht të tilla evente, të cilat mbledhin disa nga emrat më të dëgjuar të shoubiznesit shqiptar. Lista e të ftuarve, përfshin një grup të gjerë personazhesh, duke filluar nga figurat politike, e deri tek personalitetet e fushës së artit. Këtë lloj organizimesh vihen në qendër të vëmendjes, veçanërisht për paraqitjen e të famshmëve. Mesa duket, nuk ka patur një kod veshje, pasi secili ka zgjedhur diçka ndryshe, si në formë, ashtu dhe në ngjyrë. Disa nga personazhet femra nuk e patën problem të prezantoheshin me kostume në këtë event, duke e plotësuar me klas figurën e tyre, ashtu sikurse të tjera preferuan fustanet e gjatë, për një paraqitje sa më glamur. Në galeri do të gjeni foto ekskluzive nga BORDO, gjatë eventit të mbrëmshëm. Cilin personazh preferoni më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF