Vendet e dashura të Valon Shehut

Shtatlartë, simpatik, me sy jeshilë, këngëtari Valon Shehu, përtej zërit të mrekullueshëm e kumbues, është një nga personazhet që tërheq shumë vëmendje edhe me fizikun e tij. Flokëgjatë kaçurrelë, që gjithnjë e kanë identifikuar (tani jo më se ka ndryshuar look), e kanë bërë shumë të dashur për gjininë femërore. Valoni ndan me lexuesin e Bordo, vendet e tij të preferuara, ku takon miqtë, por edhe ku dëshiron të jetë vetëm, apo nën shoqërine e vëllait Viganit. Mes Gjakovës, Prishtinës dhe Tiranës, ai di ta organizojë shumë mirë kohën, për t’ju kushtuar miqve, familjes dhe vetes.

 

Palestra

Sport Center në Gjakovë është një qendër fitnesi ku Valoni kalon një pjesë të mirë të kohës. Shoqëruar dhe nga i vëllai Vigani, ai ushtrohet në palestër 3-4 herë në javë. Edhe pse shumë i angazhuar në muzikë dhe koncerte live, për atë është shumë e rëndësishme një stil jetese i shëndetshëm duke mbajtur trupin në formë.

 

ViVa Melody

Studio muzikore ‘ViVa Melody’ është një tjetër vend i preferuar i tij. E si mund të ndodhte ndryshe! Për një këngëtar, studio muzikore është e mbushur me frymëzim, momente argëtuese dhe krijuese. Kjo studio është studioja e tij dhe kuptimi është shumë i bukur: Vigan dhe Valon- ViVa. Përveçse këtu ai kalon kohë duke shkruar e kompozuar, është dhe një vend ku takon miq dhe kolegë.

 

Te Stela Resort

Fundjavave është ‘Te Stela’. Valoni performon live që nga muaji Shtator, çdo të premte dhe të shtunë, me bandën muzikore. Për fansat e tij, ky vend është kthyer në destinacion të fundjavave, për të ndjekur live muzikën rock të performuar nga këngëtari. Për Valonin, fundjavat edhe pse të ngarkuara, i japin një kënaqësi të veçantë, ku bashkë me artistë të tjerë, përcjellin emocione mbrëmjeve ne resort.

 

Apartment 196 & dhe Coko Bar

Ka dy vende të preferuara për Valonin. Artisti nga Gjakova, zgjedh t’i shijojë kafet e mëngjesit apo pasdites, gjithmonë në shoqërinë e miqve tek Coko Bar në Gjakovë. Për mbrëmjet me muzikë, frekuenton Apartment 196 në Prishtinë, një lokal interesant, të cilin e viziton prej vitesh. Muzikë e mirë, klientelë e zgjedhur, janë vendi ku ai performon live.

 

Valbonë dhe Pogë

Shëtitjet në mal janë ndër më të dashurat. Fundjava është gjithnjë e ngarkuar, ndaj Valonit i duhet një shkëputje nga jeta e natës për tu relaksuar drejt natyrës. Valbona dhe Poga janë destinacionet ku bashkë me miqtë, Valoni bën ecje të gjata, duke shijuar peizazhet e mrekullueshme të këtyre vendeve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *