10 dekore të personalizuara për dhomën tuaj të gjumit

Le të flasë vetë dhoma e gjumit për ju! Që nga arredimi me detaje, deri tek dekorimi i mureve me tekstile të ndryshme, dhoma e gjumit është private dhe intime dhe mund të shndërrohet në një mikrokozmos në të cilin të shprehni gjithë personalitetin tuaj. Shfaqni krijimtarinë tuaj dhe personalizojeni dhomën e gjumit sipas dëshirës!

Ambientet e vogla mund t’i kompozoni me mobilje të bardha, foto ose postera. Ndërsa në ambientet më të mëdha mund të luani me një arredim më kompleks. Qartësoni idetë pa shpenzuar shumë para duke i hedhur një sy propozimeve tona:

  • Nëse dëshironi një dhomë gjumi romantike mund të zgjidhni të dekoroni vetëm një faqe të murit. Një mundësi zgjedhjeje do të ishte një format i madh i printuar me temë lulesh.

  • Adhuruesve të detajeve minimaliste që janë të rreptë në strukturën e arredimit u këshillojmë materialet metalike, mobilje të bardha mbi mure të bardhë.

  • Nuk keni krijuar akoma një ide të qartë, por doni të ndryshoni dekorin e faqes së murit përballë? Atëherë zgjidhni një element themelor, bashkangjisni në mur një copë pëlhure, një çarçaf me grafika dhe ilustrime të ndryshme, me foto, bizhu dhe detaje të tjera të modifikueshme lehtësisht sipas dëshirës.

  • Nga muret tek çatia! Kur muret e dhomës suaj janë të pajisur me një shtresë e cila hiqet me vështirësi, si një sfond druri i fiksuar, atëherë mund ta zhvendosni fokusin tuaj tek tavani. Mund të zgjidhni sfera letre të kapura ne tavan përmes shiritave të letrave me ngjyra.

  • Stickers Mania! Një letër muri me zemra do të ishte ideale nëse preferoni një faqe muri uniforme. Jepini një pamje të re dhomës suaj pa shpenzuar shumë para!

  • Një ballinë dekorative druri e krevatit tuaj shoqëruar me një kuvertë me motive orientale do të ishte një zgjidhje e shpejtë për një pamje të re. Kështu, do të mund të lexonit me qejf edhe mbi krevat.

  • Një mini-librari prej druri mbi krevat do i dhuronte mjaft hijeshi dhomës suaj të gjumit duke iu kursyer edhe hapësirën.

  • Ju që keni dobësi për çentrot e trashëguara nga familja e të punuar me dorë mund t’i vini në përdorim ato në dhomën tuaj, por ndryshe, në një mënyrë vertikale. Kompozojini bukur këto elementë tradicionale duke i vendosur në murin mbi krevatin tuaj.

  • Nëse udhëtimet janë pasioni juaj atëherë mund të krijoni diçka që i sjell sërish ato në mendjen tuaj përmes mureve të dhomës së gjumit. Pse jo një sticker i hartës së botës? Është me ngjitje, ndaj mund t’i ndërroni pozicion sipas dëshirës.

  • Një shi pikash shumëngjyrëshe do të shkonte më së miri kur sipërfaqja e murit në të cilin doni të bëni një ndryshim është mjaft e vogël.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *