KreuFashion

10 sugjerime dhuratash për nusen, nga shoqërueset e nuses!

Duke iu referuar vendit tonë, e themi me siguri se, stina e verës, përpos plazhit, sjell edhe një listë të gjatë dasmash bashkë me ardhjen e saj. Disa prej vajzave zgjidhen si shoqërueset e nuses, dhe siç mund të imagjinohet, pesha e angazhimit është më e madhe, se për dasmorët e tjerë. Kështu, përveç ndihmës që duhet dhënë në parapërgatitjen e ditës së shumëpritur, një problem tjetër që lind është padyshim, dhurata. Dilemat janë të mëdha, për aq kohë sa duhet të zgjedhësh mes të bukurës sipas teje dhe sipas shijes së nuses, e për këtë shpesh përfundojmë duke pyetur: ‘a ka diçka që të duhet më shumë se të tjerat?’ Epo, kjo sikur nuk shkon. Ndoshta, nuk e keni menduar, por pikërisht ato gjëra, që në pamje të parë duken krejt banale, në realitet gjejnë përdorim më shumë seç duhet. Në të tilla raste, nuset ngarkohen shumë me përgatitjet e dasmës, saqë shpesh harrojnë të merren me më elementaret e të përditshmes. Ja pse ndodh që të nisen në muaj mjalti pa krem trupi apo çantat e kozmetikës. E për çfarë janë shoqërueset, në fund të fundit? Për dhurata të tilla, sigurisht. Në galeri do të gjeni 10 sugjerime, që do t’iu lehtësojnë punën në të tilla evente.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF