Sophia Loren: të shohësh ikonën e bukurisë nga hijeshia e fustaneve!

Ajo është padyshim nje nga aktoret më të bukura të të gjithave kohërave. Imperfeksioni i tipareve, format tejet femërore të trupit dhe karakteri i saj, gjithsesi e tejkalonin kategorinë e të bukurës, duke bërë që Sophia Loren të quhet ndryshe, femra më seksi italiane. Është ndoshta, ajo aktore e rrallë, që i jep çdo roli shumë personalitet, pa patur rëndësi në luan prostitutën, të vuajturën, pasaniken etj. Stili i saj i veçantë plotësonte figurën e personazhit të njohur, duke u shndërruar kështu, edhe në një nga të famshmet më të referuara, në botën e modës. Ne kemi përzgjedhur sot, fustanet më të bukura të aktores, të cilat mund të shërbejnë si inspirim për garderobën tuaj, edhe në ditët e sotme. Duke qenë se diferenca nga beli tek vithet, ishte mjaft e theksuar në trupin e saj, Sophia Loren shpesh përdorte prerje të ngushta, pikërisht në mes, duke nxjerr kështu në pah, gjoksin e bollshëm . Në galeri ju paraqesim stilet më të bukur. Cili është i preferuari juaj?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *