VIP-at që festuan 1 qershorin me fotot e fëmijërisë

Si një ditë e dedikuar vetëm për fëmijët, 1 qershori është nga ato data, që shënohen me rreth të kuq në kalendar, nga të vegjëlit e prindërit e tyre. Nga ana tjetër, ata që konsiderohen në moshë madhore, nuk e harrojnë anën e tyre fëminore brenda vetes, duke festuar në mënyrën e tyre, këtë fillim muaji. Duke qenë se (si gjithmonë), kjo ditë i gjen të rriturit në punë, ata e shprehin ndryshe mallin apo ndjesinë e të qenurit fëmijë. Disa nga VIP-at shqiptarë, kanë vendosur të publikojnë foto të shumë viteve më parë, atëherë kur ndryshimi nga e sotshmja ishte aq i madh, saqë nuk mund të njihen, nëse nuk sheh emrat e shkruar sipër kokave të secilit. “Të gjithë kemi qenë dikur fëmijë. Gëzuar 1 qershorin”, shkruan njëri prej tyre. Dikush tjetër kujton thjeshtësinë e kohës së mëparshme, kur lumturinë e sillte edhe thjesht mbajtja e një luledeleje në dorë. Të tjerë vendosën, të ndajnë fotot bashkë me motrat apo vëllezërit. Për të zbuluar personazhet, klikoni në galeri dhe na tregoni, a do mund t’i njihnit pa emërtimet përkatëse në fund?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *