KreuBusull

‘Covfefe’ i Donald Trump ka marrë dhenë!

Një nga gjërat më të bukura që mund të gjejmë në internet janë meme-t, ato që ndryshe përkthehen si shaka virtuale, lidhur me një fenomen të caktuar social, politik apo ekonomik. Edhe pse jo të gjithë i pëlqejnë, ky trend është adaptuar shumë, nga brezi i 20-30 vjeçarëve. Pikërisht mbrëmë, Donald Trump ka   bërë një postim referuar shtypit në Twitter, por  gjithçka ka rezultuar një konfuzion shumë i madh. Presidenti i SHBA-ve ka përdorur një fjalë të re, të padëgjuar më parë: covfefe! Media televizive dhe ajo e shkruar është munduar të përkthejë atë, çka me shumë gjasa, është thjesht një gabim shkrimi. Ka mjaftuar kaq, që memet në internet të merren me këtë temë, duke zëvendësuar fjalë të ndryshme me ‘covfefe’, ashtu sikurse një nga faqet më të famshme në rrjetet sociale, “The Tasteless Gentlemen” ka bërë publik një link, ku mund të blesh bluza online, me ‘covfefe’ të stamposur. Duke qenë se memet kanë një ‘kalendar’ të vetin, ku çdo muaj përfaqësohet me një fenomen të caktuar, mund të themi se qershori erdhi me këmbë të mbarë, me këtë postim të Presidentit amerikan. Kjo është padyshim një nga ato gjëra, që nuk do të kalohen lehtë. Klikoni në galeri për të parë disa nga meme-t e orëve të fundit.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF