KreuFashion

Produktet kozmetike që i rezistojnë vapës!

Është stina më e vështirë, sidomos për ato femra që gjysma e ditës iu kalon në punë. Temperaturat e larta janë ato më pak të favorshmet, kur flasim pë grimin. Nga ana tjetër, paraqitja në ambjentet e zyrës dhe jo vetëm, është tejet e rëndësishme, por ndodh shpesh që në verë, të dukemi më të lodhura. Shkaku? Fytyra humb freskinë, si pasojë grimit, i cili nuk i reziston nxehtësisë. Kështu, përzgjedhja e produkteve kozmetike është më e rëndësishme gjatë verës, se sa kurdoherë tjetër, për të mos hasur probleme me look-un në përditshmëri. Ndoshta, po mendoni se sa të kushtueshme janë ato që do t’iu këshillojmë. Mos u trembni, sepse në të vërtetë produktet që do të gjeni në galeri, janë krejt të përballushme nga ana ekonomike. Dhe të jeni të sigurt, që do të dukeni të freskët në çdo orë të ditës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF