KreuFashion

Stili tipik francez i…Zonjës së Parë të Francës!

Ajo u komentua dhe vazhdon të komentohet, për diferencën shumëvjeçare në moshë me bashkëshortin e saj. Edhe pse ky i fundit, ka bërë një kërkesë publike, mbi ndalimin e këtyre diskutimeve, ata që janë përfshirë në të tilla komente, nuk kanë ndër mend të ndalen. Por, me ose pa dëshirën e disave, një gjë është fakt: Brigitte Macron është Zonja e Parë e Francës! Ashtu sikurse Melania Trump vihet shpesh në qendër të vëmendjes për stilin e saj, kryeredaktorët e revistave më prestigjoze të modës, kanë vendosur të hedhin një vështrim, mbi paraqitjen e Macron. Rezultatet? Eh, e si mund të zhgënjejë një franceze në fund të fundit! Nga pantallonat e lëkurës (me të cilat duket se ka mbushur garderobën), e deri tek kostumet plot klas, në galeri do të gjeni momentet më fashion të një prej femrave më të diskutuara të momentit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF