Të biesh në peshë pa mbajtur dietë? Po, mundesh! 0 208

Jeni gati për të provuar rrobat e banjës po keni nevojë të hiqni ca kilogramë? Nëse doni të bini në peshë atëherë duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të merreni me aktivitet fizik. Megjithatë, ka disa sekrete që ndihmojnë të ruani peshën tuaj trupore në mënyrë të ekuilibruar, jo vetëm gjatë mbajtjes së një diete. Shtëpia juaj do të luajë një rol parësor në lidhje me këto truke, sidomos kuzhina ose dhoma e ngrënies. A e dini se edhe ngjyra e murit ndikon në urinë tuaj? Ne ju sjellim disa sekrete të vogla se si të bini në peshë pa mbajtur dietë, ose si të dobësoheni duke ngrënë.



Përdorni pjata me kontrast ngjyrash

A e dinit se kur ka pak kontrast mes pjatës dhe ushqimit tuaj jeni të prirur të ushqeheni rreth 30% më shumë se sa kur ngjyra e pjatës dhe ushqimit kanë dallime mes tyre? Pra, zgjidhni një pjatë me ngjyrë të çelët nëse keni vendosur të hani një pjatë makarona me salcë. Ose një pjatë me ngjyra kur të shërbeni një ushqim me ngjyrë të çelët.

Përdorni pjata më të vogla

Edhe në këtë rast, bëhet fjalë për një iluzion optik. Nëse keni zgjedhur një pjatë të sheshtë e të madhe do ju duket se keni shërbyer një sasi të pakët ushqimi, dhe do të jeni të prirur ta mbushni më shumë me ushqim. Ndërsa në një pjatë të vogël të mbushur plot do ju duket se po hani më shumë. Mos blini medoemos një servis të ri, mund të përdorni edhe pjatat e frutave.

Vendosni një pasqyrë përballë tavolinës së ngrënies

Studimet kanë treguar se të ushqeheni me imazhin tuaj përballë një pasqyre nuk është edhe aq argëtuese. Prezenca e pasqyrës mund të rrisë ndjenjën e fajit gjatë ushqyerjes.

Vendosni një ndriçim të ngrohtë

Që të hani sa më pak, mjafton të fikni disa prej dritave në dhomën e ngrënies ose të ndërroni llampat.

Fikni televizorin!

Të konsumoni një vakt përpara televizorit të ndezur ose me telefon në dorë mund t’ju sjellë probleme jo vetëm në bisedë po edhe për dietën tuaj ushqimore. Trupi dhe truri hutohet dhe nuk përqendrohet në aktivitetin kryesor si ushqyerja dhe nuk e percepton saktë sasinë e mjaftueshme të ushqimit të konsumuar.

Përdorni një shumëllojshmëri aromash

Aroma e ambientit në dhomën e ngrënies është një faktor mjaft i rëndësishëm. Pra, një fragrancë me aromë menteje stimulon uljen e kalorive. Provojeni me disa gjethe menteje, qoftë edhe në vajra esencialë, do t’i ndjeni benefitet e saj në kuzhinë!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *