Stili i Kate Middleton, përpara se të ishte dukeshë! 0 132

Që prej vitit 2011, e kemi parë si një nga figurat më të rëndësishme të Mbretërisë Angleze. Si e tillë, është marrë shumë herë në konsideratë lidhur me modën, edhe pse çdo gjë fillon dhe mbaron brenda kodit të veshjes së oborrit mbretëror. (Jetë dukeshe, me pak fjalë!) Por, përpara se t’u paraqiste si e tillë në sytë e botës, Kate Middleton ishte një vajzë e thjeshtë, e cila nuk e kishte problem të vishte funde sipër gjurit. Ekspozimi i barkut apo pjesës së gjoksit, në atë kohë ishte krejt normale për Kate, që nuk bënte diferencë me vajzat e tjera britanike. Dizenjot me vija apo leopard, rripat e hollë të kanatjereve shumëngjyrëshe, pantallonat me shtrat shumë të ulët, janë vetëm disa nga përzgjedhjet e Middleton, për ish-garderobën e saj. Klikoni në galeri dhe na thoni: a thua i ka ruajtur dukesha këto rroba…?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *