Adhuroni erëzat dhe ushqimin pikant? Ky përbërës do ju bëjë të lëpini gishtërinjtë 0 146

Është përbërësi themelor i kuzhinës koreane i cili përftohet duke përzier specin e kuq me orizin, fasule soje të fermentuara, elb dhe kripë. Salca ‘Gochujang’ ka një ngjyrë të kuqe të errët dhe një shije të pasur pikante. Ajo përgatitet duke u fermentuar në qeramika tradicionale të quajtura ‘jandock’ në Kore dhe përdorët gjerësisht në pjatat tipike të mishit, supës dhe sallatrave të ndryshme. Kjo salcë njihet edhe për versionin e saj të ëmbël të quajtur ‘Chogochujang’ e cila përmban përbërësit shtesë si açeto dhe sheqer të përzier me farat e susamit.

Kjo salcë mund të gjendet në dyqane me produkte ekzotike. Megjithatë, mund ta përgatisni me lehtësi edhe në shtëpi me përbërësit e mësipërm. Mjafton të keni dëshirë të eksperimentoni, për t’i shtuar shijen pjatave tuaja!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *