KreuFashion

10 personazhet, që morën famë nga ngjyra e flokëve

Të qenurit personazh i njohur, zakonisht kërkon disa kritere. Duke filluar që nga talenti (në një fushë të caktuar), e duke përfunduar tek pamja e jashtme, fama nuk është aq e lehtë sa mendoni. Kërkohet menaxhimi i disa faktorëve, të cilët plotësojnë figurën e një të ashtëquajturi ‘celebrity’. Kështu, ndodh shpesh, sidomos me aktoret hollivudiane, që të mbahen mend nga ndonjë karakteristikë e veçantë në tiparet e fytyrës, stilit apo formave trupore. Edhe pse kjo, as nuk shton, as nuk pakëson pikë, në aftësitë artistike të secilës, pamja e jashtme mbetet gjithmonë një bonus i madh, kur vjen puna tek të qenurit ikonë. Të gjithë themi ‘bjondja më e famshme e Hollywood-it’, por në fakt Marilyn Monroe ka qenë brune, përpara se të futej në botën e aktrimit. E njejta gjë vlen edhe për Rita Hayworth, flokët e kuqe të së cilës, vështirë se mund të largohen nga kujtesa. Debbie Harry është një rast krejt i veçantë, për aq kohë sa emrin artistik ka vendosur ta ketë Blondie, kur në fakt është një ‘natural brunette”. E kundërta ka ndodhur me Katy Perry, bjondja kaliforniane, e cila preferoi të zezën për flokët e saj, për një kohë tejet të gjatë (kështu u prezantua që në fillim, ne fakt). Në galeri do të gjeni të tjera personazhe, të cilat kanë tradhëtuar ngjyrën origjinale të flokëve, për hir të një paraqitje ikonike në sytë e publikut.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF