KreuArt

2 milionë paund për viktimat e terrorizmit në koncertin e Ariana Grande

Ariana Grande gjatë ditës së djeshme mbajti koncertin në stadiumin “Emirates Old Trafford”.
Ky koncert bamirësie u bë në kujtim të 22 viktimave që humbën jetën, dhe mbi 100 të plagosurve, në sulmin terrorist në koncertin e Ariana Grande në Manchester. Këngëtarja amerikane u rikthye në qytetin britanik duke kryesuar një koncert bamirësie për 50 mijë fansa në “Old Trafford”, më pak se 3 km larg “Manchester Arena”.

Këtë herë, Grande nuk ishte vetëm, por e shoqëruar nga një sërë emrash të njohur të muzikës, të cilët e shndërruan koncertin në një mbrëmje uniteti, shërimi dhe gëzimi.

Grande, e cila në disa raste nuk ka mundur t’i përmbajë lotët, performoi me Miley Cyrus dhe Black Eyed Peas, ndërsa mes pjesëmarrësve të tjerë në koncertin e quajtur “One love Manchester” ishin Katy Perry, Coldplay, Robbie Williams, Liam Gallagher dhe Justin Bieber.

Të pranishmit duket se e shijuan në maksimum mbrëmjen dhe jo vetëm fansat, por edhe efektivët policorë e stafi mjekësor, që kërcyen e kënduan bashkë me këngëtarët. Grande u shfaq disa herë gjatë koncertit dhe tha se kishte ndryshuar listën e këngëve në momentin e fundit, pas një takimi me nënën e 15-vjeçares Olivia Campell-Hardy, e cila ishte mes 22 viktimave të sulmit.

Ajo këndoi gjithashtu “Don’t Look Back in Anger”, në një duet me Chris Martin, përpara se ky i fundit të shoqëronte vokalistin e Oasis, Liam Gallagher, në këngën “Live Forever”.

Organizatorët thanë se eventi kishte grumbulluar 2 milionë paund për viktimat dhe familjarët përmes donacioneve “online”, duke e çuar totalin e fondit “Ne e duam Mançesterin” në më shumë se 10 milionë paund.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF