KreuCelebrity

Ja cili moderator është idhulli i Albana Osmanit!

U bë një kohë shumë e gjatë tashmë, që ajo është një nga personazhet më të njohur të ekranit. Me një karrierë të gjatë televizive, Albana Osmani ka marrë edhe nisma të tjera së fundmi, duke ngritur një fondacion, posaçërisht për fëmijët në kushte të vështira shëndetësore. Përpos pjesëmarrjes në ‘Top Show Magazine’, momentalisht Albana drejton edhe emisionin e post-Big Brother, duke bërë kështu që ta shohim më shumë se një herë në javë në dy programe të ndryshme. Mesa duket, ai që frymëzon moderatoren për karrierën e saj si prezantuese, është një nga emrat më të dëgjuar të botës mediatike. Po flasim pikërisht për Adi Krastën, krahë të cilit Osmani ka pozuar në një foto të shpërndarë nga vetë ajo, në rrjetet e tij sociale. Simpatinë për Krastën, Albana e shpreh me një fjali të shkurtër: “Fanse e tij ngahera !!!”, për të vijuar me një kompliment: “Krasta është numri një”. Të njejtin mendim kanë ndarë edhe komentuesit, të cilët e kanë përkrahur moderatoren lidhur me opinionin e saj, mbi këtë figurë të ekranit shqiptar. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF