KreuArt

Wonder Woman, rekord historik për një filëm me protagoniste femër

Me më shumë se 100 milionë dollarë në fundjavë është rekordi i të ardhurave në kinematë amerikane për filmin “Wonder Woman”.

Me regji të Patty Jenkins dhe Gal Gadot në rolin e superheroinës së filmave vizatimorë Dc Comics , ky film po pritet shumë mirë në Amerikë dhe në vendet në të cilat po shfaqet: 223 milionë dollarë ka mbledhur në fundjavë.
Në vendin e dytë renditet filmi i animuar Dreamworks, Capitan Mutanda, me 23.5 milionë dollarë. Në vendin e tretë Piratët e Karaibeve 5, i cili ka mbledhur 21.6 milionë dhe 115 në total.

Diana, e cila para se të ishte “Wonder Women”, ishte princesha e Amazonës, e stërvitur të bëhëj një luftëtare e pamposhtur dhe e rritur në një ishull të mbrojtur.  Kur një pilot amerikan përplaset në breg të detit dhe paralajmëron një konflikt të madh, Diana vendos të braktisë shtëpinë e saj e bindur se do të ndalojë këtë katastrofë. Duke luftuar bashkë me pilotin, Diana do të zbulojë të gjitha fuqitë dhe fatin e vërtetë të saj.

Me protagoniste Gal Gadot ne film interpretojnë edhe Chris Pine, Robin Wright, Danny Huston, David Thewlis, Connie Nielsen, Ewen Bremner, Saïd Taghmaoui, Elena Anaya dhe Lucy Davis. Skenari është i Allan Heinberg dhe Geoff Johns, mbi bazëne një historie të Zack Snyder dhe Allan Heinberg.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF