Bëmë baba të të ngjaj! 0 84

Është vetëm 7 vjeç, por i mahniti të gjithë në stadiumin Bernabeu duke tribluar topin ndaj dy kundërshtarëve denjësisht si i ati. Duket se do të ndjekë hapat e tij!

Për të parën herë, në stadiumin Bernabeu, sytë  nuk ishin mbi Cristiano Ronaldon por mbi të birin. Në paradën e Champions League, të fituar për herën e 12-të prej skuadrës së Real Madrid-it, stadiumi u argëtua prej të birit të tij, Cristiano Ronaldo Junior i cili po hedh hapat e të atit. Ai arriti të shmangë dy kundërshtarët  ndoshta moshatarë të tij,  përmes një spiraleje,  duke shënuar në rrjetë.

Herë pas herë, vetë Cristiano publikon në Instagram arritjet e të birit, për të cilin jo medoemos duhet të  ndjekë një të ardhme në botën e futbollit. Kampioni pohon se do t’i pëlqente që i biri të ndiqte gjurmët e tij e të bëhej futbollist, por ai gjithashtu mund të bëhet gjithçka që dëshiron në jetë.

Në galeri ju sjelim disa momente festive, shkëputur nga finalja e Champions League.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *