KreuCelebrity

Dhurata misterioze e Armina Mevlanit!

Dje, një nga blogeret më të famshme shqiptare, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të. Dukej se Armina po e priste me padurim, dhe këtë e mësuam më tepër nga postimi i saj dy ditë më parë në Instagram, ku mund të shikoje disa nga momentet më të bukura të ditëlindjes së kaluar të Arminës. Publikimet e fotove në My Story kanë nisur që në fillim të ditës së djeshme, për të vijuar me disa video e të tjera imazhe nga mbrëmja, ku Mevlani shihet të festojë me të afërmit dhe bashkëshortin e saj të ardhshëm, Shkëlzen Berishën. Ajo që bëri përshtypje në një nga videot, ishte një kuti e madhe në formë zemre, e kompozuar me trëndafila rozë. Armina duket teksa lexon tejet e emocionuar, një dedikim të shkruar që i ishte bashkangjitur luleve. Sot, pas afro 16 orësh, Mevlani zbulon edhe diçka tjetër, që kishte ardhur si ‘paketë’, sëbashku me trëndafilat. Bëhet fjalë për një kuti të vogël të paketuar në formë dhurate, të cilën blogerja mesa duket nuk mund ta hapi, deri në momentin e duhur. “Nuk më pritet deri sa ta hap!”, shkruan Armina në Instagram, duke na bërë të mendojmë se dhurata vjen nga Shkëlzeni dhe udhëzimet mbi ditën e zbulimit të surprizës, gjenden në kartolinë. Epo, ndodhta do të kemi një martesë së shpejti… (?) Gjithsesi, Berisha e ka uruar edhe publikisht bogeren në rrjetet sociale, duke e cilësuar të djeshmen si një ditë me fat për të. Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF